Saturday, 9. May 2026
Sport

Europa League në RTSH/ Nottingham është pengesa e madhe e Villa-s drejt finales së Stambollit

GS 07/05/2026 1 Min. Lesezeit

“Derbi” anglez në gjysmëfinalet e Europa League 2025-2026 pritej të ishte një sfidë mjaft e ekuilibruar. Aston Villa dhe Nottingham Forest do të luajnë sot në mbrëmje aktin e dytë për të vendosur se cila prej dy skuadrave të Premier League do të udhëtojë drejt Stambollit për të luajtur finalen e madhe.

Përvoja e madhe e Unai Emery në këtë kompeticion padyshim do të jetë një faktor për Aston Villa-n, e cila pritet të luajë shanset e saj në Birmingham. “Villa Park” është një fortesë e vërtetë për vendasit, të cilët kanë fituar nëntë takimet e fundit në kompeticionet europiane.

Ndeshja do të jetë mjaft interesante pasi të dy ekipet, edhe pse sot kanë humbur nga shkëlqimi i të shkuarës, janë fituese në arenën europiane. Nottingham Forest ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve (1978/79 dhe 1979/80) ndërsa Villa ka fituar një herë (1981/82).

Teilen: