Saturday, 23. May 2026
Sport

Europa League në RTSH/ Shokohen Rejnxhërsat e Bajramit në transfertën e Stambollit, humb jetën tifozi skocez

GS 06/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrëmjen mes së mërkurës dhe të enjtes, si pasojë e një aksidenti rrugor, ka ndërruar jetë një tifoz i njohur i Rejnxhërsave. Autoritetet lokale kanë mundur që të identifikojnë viktimën, i cili është Kristofer Poter.

Ky i fundit kishte udhëtuar drejt Stambollit pasi mbrëmjen e sotme ekipi nga Gllasgou do të ndeshet me Fenerbahçen e Zhozë Murinjos, për të luajtur njërin prej dy takimeve që do të caktojnë se cila mes ekipeve do të jetë në çerekfinalet e kompeticionit, i cili transmetohet për publikun shqiptar nga Rrejti i Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: