Thursday, 15. October 2026
Futboll

EUROPA LEAGUE: Shkëlqen Milan, tregolësh i Cisse. Leverkusen dhe Lyon me fitore bindëse (video)

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar ndeshjet e para për sot në Europa League. Milan ka marrë një fitore bindëse 0-4 ndaj Salzburg, ku protagonisti kryesor ishte Alphadjo Cisse me një tregolësh.

Fitoren e kuqezinjve e vulosi Goncalo Ramos, me golin e tij në minutën e 74-të, pas një gafe të mbrojtjes vendase. Kuqezinjtë e mbyllën takimin me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Filippo Terracciano në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Leverkusen mori një fitore shumë të rëndësishme në Poloni, 0-4 ndaj Lech Poznan. Dopieta e Patrick Schick nga pika e bardhë e penalltisë dhe goli i Malik Tillman, të tre në pjesën e parë, si dhe goli i Ibrahim Maza në fund të kohës së rregullt vulosën fitoren e “Aspirinave”. Lyon fitoi në shtëpi 3-2 ndaj Crystyal Palace.

SHIKOGOLAT

Teilen: