Monday, 13. April 2026
Sport

Europa League/ Xherdan Shaqiri shënon dy herë në fitoren e Bazelit

GS 06/11/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshjet e para të raundit të katërt të fazën në grup në Ligën e Europës, kanë konfirmuar se danezët e Midtjylland janë një prej ekipeve pretendente të këtij edicioni dhe nuk janë rastësisht në vendin e parë në renditje.

Ata kanë mundur sot me shifrat 3-1 edhe një ekip me emër si Sëlltiku duke vazhduar ecurinë perfekte me 4 fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Ndërkohë, kanë siguruar fitore edhe Frajburgu e Selta Vigo, me këtë të fundit që mposhti lehtësisht 3-0 falë tre golave të Duran skuadrën e Dinamo Zagreb ku luante titullar Arbër Hoxha.

Një rezultat i papritur i mbrëmjes së sotme ishte fitorja 1-0 e Crvena Zvezdës përballë Lilës, ku golin e vetëm e shënoi me penallti Arnautoviç. Kurse protagonist absolut në fitoren e Bazelit ishte Xherdan Shaqiri i cili me dy golat e tij ndihmoi ekipin të mposhte 3-1 FCSB.

REZULTATET

Bazel-FCSB 3-1

Crvena Zvezda-Lilë 1-0

Dinamo Zagreb-Selta Vigo 0-3

Malmo-Panathinaikos 0-1

Midtjylland-Sëlltik 3-1

Nicë-Frajburg 1-3

Salcburg-G.A. Eagles 2-0

Shturm Grac-Notingem Forest 0-0

Utreht-Porto 1-1

 

Teilen: