• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Europa Leauge/ Amorim fiton të parën në “Old Trafford”, Hojlund nderon “Djajtë” ndaj Bodo/Glimt

29/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë përfunduar edhe 10-të sfidat e fundit të vlefshme për xhiron e 5-t të fazës ligë së UEFA Europa League, ku ndryshe nga herët e tjera asnjë prej favoritëve nuk ka zhgënjyer duke arritur fitore tejet të mëdha.

Kështu, “Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 3-2 norvegjezët e Bodo/Glimt, ku padyshim heroi në fitoren e parë të Ruben Amorim në “Old Trafford’ ishte “bomberi” danez, Rasmus Hojlund, i cili realizoi dopietën personale, si dhe asistoi një gol të Garnacho, ndërsa për miqtë rrugën e rrjetës e gjetën Evjen e Zinckernagel.

Fitore të mëdha arritën edhe Frankfurt e Rangers, me “Shqiponjat” gjermane që fituan 2-1 ndaj Midtjylland, ku sërish “ylli” më i shndritshëm ishte Omar Marmoush, me 1 gol të shënuar e 1 asist për Hugo Larson, ndërsa skocezët e Nedim Bajramit fituan 4-1 në transfertën e Nice falë golave të Cerny e Diomande, si dhe dopietës së Igamane.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Roma barazoi 2-2 me Tottenham, FCSB barazoi pa gola, 0-0, me Olympiacos, Fenerbahce fitoi 2-1 transfertën e Slavia Prague, Real Sociedad mundi 2-0 Ajax, Malmo e Hoffenheim zhgënjyen në transferta duke u mundur 1-0 e 3-0 nga Ferencvaros e Braga, ndërsa Tëente u mund në shtëpi nga belgët e Royal Union. /i.m /abcnews.al

Next Post

Torino kërkon 21-vjeçarin shqiptar për të përforcuar prapavijën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.