Cilësohet sërish sfidë e së vërtetës.
Gjithsesi, derbi I Madoninës duhet të quhet seria zikaltër, pasi Interi ka 6 fitore radhazi në të gjitha konkurrimet.
Sonte, do të luhet sërish përballja më e ndjeshme në Itali, dhe nëse kampionët duan vazhdimin e triumfeve, Milani synon t’i japë fund mallkimit.
Mjafton të kujtojmë se sfida në fushën e Interit në “San Siro”, sezonin e kaluar në Serinë A, përfundoi 5-1.
Po kaq e madhe është edhe diferenca mes dy ekipeve.
Të besuarit e trajnerit Simone Inzagi u stërvitën me vetëbesim pas barazimit në Mançester ndaj Sitit në Champions, dhe ecurisë jo negative në kampionat.
Po ashtu, ata nuk kanë asnjë mungesë.
Inzagi pohon se derbi është I paparashikueshëm, dhe se do të duhet të luhet me kujdes në çdo detaj për t’u fituar.
Ai beson se Milani është shumë më I fortë dhe I rrezikshëm sesa e tregon gjendja e tanishme.
“Derbi I së vërtetës”, – titullon “La Gazeta delo Sport”, që shton: Interi për rekordin, Milani për ringjalljen!
Trajneri Inzagi kërkon fitoren e 7 radhazi të sfidës brenda qytetit.
“Il Korriere delo Sport”, për habi, titull kryesor ka ndeshjen pa gola Juve-Napoli, ndërsa për derbin shkruan se Milani mund të luajë me 4-4-1-1, ndërsa Inzagi synon fitoren e shtatë radhazi.
Kuqezinjtë kanë vetëm një fitore në 5 ndeshje këtë sezon, përfshi Italinë dhe Championsin.
Padyshim shumë pak, dhe pozitat e trajnerit Fonseka janë tronditur pas humbjes në shtëpi ndaj Liverpulit.
Fonseka bën thirrje për reagim dhe thotë se është I qetë, me besim, dhe se nuk ka frikë nga shkarkimi.
Milani ka disa dëmtime si Tio, Florenci, Benaser, Sportielo dhe Kalabria./abcnews.al