Saturday, 25. April 2026
Sport

Europiani i Mundjes në RTSH/ Abakarov kualifikohet në gjysmëfinale

GS 25/04/2026 1 Min. Lesezeit

Vazhdojnë paraqitjet e mira të sportistëve shqiptarë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë dhe transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Zelimkhan Abakarov është kualifikuar për në gjysmëfinalet e peshës deri në 61 kg në stil të lirë. Mundësi shqiptar eliminoi fillimisht italianin Pirodu me rezultatin 12-2 dhe në çerekfinale mposhti gjermanin Stechele me rezultatin 6-2.

Në gjysmëfinale Abakarov do të përballet me Novruz nga Azerbajxhani sot në orën 16:45. Rriten shanset e Shqipërisë për një tjetër medalje kontinentale në mundje. Sot në orën 18:00 Dudaev do të zhvillojë finalen e madhe në peshën deri në 65 kg duke synuar medalje e artë.

Teilen: