Tuesday, 12. May 2026
Sport

Europiani i Peshëngritjes/ Enkileda Carja mbyll garën me një arritje madhështore

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Enkileda Carja e mbyll me sukses Kampionatin Europian për të rritur, duke u renditur në vendin e katërt në shkëputje dhe duke thyer dy rekorde për të reja.

Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Batumi të Gjeorgjisë, kampionia shqiptare jo vetëm që shkëlqeu në stilin e shkëputjes me 103 kg, duke thyer rekordin europian për të rinj, por vazhdoi dominimin edhe në shtytje, ku realizoi 123 kg.

Me këtë performancë të jashtëzakonshme, Enkileda Carja theu gjithsej dy rekorde europiane: një në stilin e shkëputjes dhe një në totalin e dygarëshit, duke vulosur një sukses historik për peshëngritjen shqiptare.

Një paraqitje brilante që konfirmon nivelin e saj elitar dhe e ngre edhe më lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Teilen: