Skocia dhe Zvicra nuk shkuan përtej barazimit në ditën e dytë të Grupit A të Euro 2024, ndeshja në Këln përfundoi 1-1. Britanikët kaluan në epërsi në minutën e 13-të në zhvillimin e një aksioni rrufe të udhëhequr nga Robertson dhe të kapitalizuar nga McTominay me devijimin vendimtar të Schar.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 26-të me Shaqirin që shpalosi edhe njëherë talentin e tij me gjuajtjet nga distanca duke e dërguar topin në këndin e sipërm. Në pjesën e dytë, Hanley goditi shtyllën për Skocinë.