• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Everesti” që e pret përpara Realin e Madridit, madrilenët kanë kalendar “ferri”

22/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha skuadrat e mëdha dëshirojnë të qëndrojnë sa më gjatë në garë, pasi objektivi i tyre janë trofetë. Por të qëndrosh gjatë dhe gjallë në të gjitha kompeticionet nuk është falas.realPrandaj, fakti që skuadra si Reali i Madridit, Barcelona apo Atletiko e Madridit janë ende “gjallë” në Kupën e Mbretit, në La Liga dhe në Champions League ka një kosto: lodhje fizike, konsumim psikologjik. Aq më tepër në rastin e “Los Blancos”, të cilët kanë luajtur edhe dy ndeshje më shumë në Champions për të qenë këtu ku janë. Kjo është arsyeja pse, ndërsa sezoni i afrohet fazës së fundit, Reali i Madridit ka filluar të kuptojë se po përballet me një seri ndeshjesh të shumta dhe shumë impenjative, që ngjajnë me ngjitjen e Everestit.

NJË PËRSHKALLËZIM GRADUAL – Si fillim, Reali i Madridit do të nisë duke pritur të dielën Gironën (23.2), një skuadër që lufton për Europën dhe me të cilën nuk mund të kesh shumë besim, sepse presioni në krye të tabelës kërkon rezultate. Pas kësaj, ata do të vizitojnë San Sebastianin për të luajtur ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit kundër Sociedadit dhe do ta mbyllin javën në Sevilje kundër Betisit, një tjetër skuadër që duhet mbajtur parasysh.

Ndeshja e radhës do të jetë ajo e vajtjes në 1/8 e finaleve kundër Atletikos së Madridit (4 mars), më pas ndeshja kundër Vajekanos në “Bernabeu”. Më pas cikli vijon me ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve në “Metropolitano” dhe së fundi, para pushimit për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare, do të ketë një vizitë në “Estadio de la Ceramica” për të luajtur kundër Vijarrealit.SFF

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Juventusi bën gati spastrimet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.