Chelsea pësoi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit në Premier League, pasi Everton u largua nga zona e rënies me një fitore të vështirë.
Everton fitoi me rezultat 2:0, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Mauricio Pochettino-s kishte nisur më mirë ndeshjen.
Por, vendasit ishin shumë më të mirë pas pushimit.
Abdoulaye Doucouré zhvbllokoi rezultatin në minutën e 54-të.
Problemet e Chelseat u përkeqësuan kur humbën Sanchez dhe kapitenin Reece James për shkak të lëndimit dhe pavarësisht se sollën Raheem Sterling dhe Nico Jackson nga banka rezervë, nuk mundën të gjenin golin e barazimit.
Lewis Dobbin siguroi fitoren e Evertonit. /Lajmi.net/