Liga Premiere ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se Evertoni dhe Nottingham Foresti do të gjobiten për shkelje të rregulloreve të “Fair Play”-it financiar.
Në bazë të vlerësimeve të një komisioni të pavarur të dy klubet përballen me shkelje të pretenduara të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë për sezonin 2022/2023.
Rregullat e Ligës Premiere i lejojnë klubet të humbasin një maksimum prej 105 milionë funte gjatë tri sezoneve (35 £ në sezon) përpara se të gjobiten.
Klubet që shkelin këtë rregull përballen me zbritjen e pikëve.
Këtë e dinë më së miri tek Evertoni, pasi ky klub ishte dënuar me -10 pikë për shkelje në edicionin 2021/2022 dhe aktualisht po apelojnë këtë vendim.
Komisioni pritet të marrë një vendim për masën dhe llojin e dënimit për Evertonin dhe Nottingham Forestit në ditët në vijim.