Friday, 27. February 2026
Sport

Everton siguron qëndrimin, Leicester rrëzohet nga Premier League

GS 28/05/2023 1 Min. Lesezeit

Everton ka siguruar qëndrimin në Premier League duke mposhtur 1-0 Burnemouth në javën e fundit.

Goli që i dha 3 pikë të arta vendasve u realizua nga Doucoure 57′.

Leicester rrëzohet nga Premier League edhe pse mposhti 2-1 West Ham.

Dhelprave do t’i bashkohen në Championship Leeds dhe Southampton.

Ndërkohë, Arsenali mposhti 5-0 Wolves, United triumfoi 2-1 ndaj Fulham, ndërsa kampionët e Premier League u mposhtën 1-0 nga Brentford.

Nga sezoni i ardhshëm, City, United Newcastle dhe Arsenali  do të luajnë në Champions. Liverpool dhe Brighton do të luajnë në Europa League, ndërsa Aston Villa në Conference League. /G.D abcnews.al/

Teilen: