Wednesday, 29. April 2026
Sport

Evertoni kërkon huazimin e Zhegrovës

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova, megjithatë mund të largohet nga Juventusi por vetëm në formë huazimi, kanë raportuar mediumet në Angli.

Bëhet e ditur se Evertoni është i interesuar ta huazojë Zhegrovën për sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se Juventusi nuk është i sigurtë në shitjen e plotë të 27-vjeçarit.

Është trajneri Luciano Spalletti, ai që ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë në ekip Zhegrovën për sezonin e ri, dhe gjasat janë të mëdha që ta aprovojë huazimin e tij njëvjeçar në Angli.

Zhegrova ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2030, por këtë sezon ka pasur pak minuta të dispozicion, ku vetëm në një ndeshje ishte startues te skuadra italiane.

Prejse iu bashkua Juventusit prej Lillet verën e shkuar, Zhegrova në total ka regjistruar23 paraqitje në të gjitha garat për “Zonjën e Vjetër”.

Krahas Evertonit, situatën e Zhegrovës te Juventusi po e monitorojnë edhe Beshktashi, Marseille e Monaco.

Teilen: