Skuadrës së Evertonit i janë hequr dy pikë tjera për një tjetër shkelje të rregullave financiare të Premier Leagues.
Evertoni ka rënë nga pozita e 15-të në pozitën e 16-të me 27 pikë të tubuara. Njoftimin për heqje të pikëve e ka dhënë vet klubi elitar i Anglisë të hënën.
Rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë i kanë lejuar klubet të humbin 105 milionë euro gjatë tri vjetëve, ndërsa një komision i pavarur zbuloi se Evertoni e shkeli rregulloren me 16.6 milionë euro për periudhën trevjeçare.
Evertoni i ishin hequr dhjetë pikë më herët, por u reduktua në gjashtë pikë pas një apeli të suksesshëm. Nottingham Foresti është skuadra tjetër e Premier Leagues që është akuzuar për shkelje. Nottinghamit i ishin hequr katër pikë në muajin mars, vendim që tashmë e ka apeluar.