Evertonit i janë zbritur 10 pikë pasi një komision i pavarur i shpalli ata fajtorë për shkeljen e rregullave të Fair Play-t financiar të Premier League.
Klubi planifikon të apelojë kundër asaj që ata e konsiderojnë si një dënim joproporcional dhe “të padrejtë” dhe tha se ishin “të shokuar dhe të zhgënjyer” nga vendimi dhe sanksioni.
Por siç qëndron tani, skuadra e Sean Dyche do të zbresin nga vendi i 14-të në të 19-të në tabelën e Premier League dhe do të zhyten në rrezik më të madh të rënies.
“The Toffees” bëhen klubi i parë anglez i ligës së lartë që merr një dënim të tillë për mospërputhje me udhëzimet e FFP-së.
Ata janë vetëm klubi i tretë në epokën e Premier Ligës që u hiqen pikë për çfarëdo arsye pasi Portsmouth pa nëntë pikë të marra për hyrjen në administratë në vitin 2010 dhe Middlesbrough iu zbritën tre pikë për shtyrje të paligjshme të një ndeshje në 1997. /Lajmi.net/