• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Evropiani U23, drejt përfundimit

13/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati Europian i mundjes për moshën deri në 23 vjeç ka mbërritur në ditën e parafundit dhe të enjten janë shpërndarë medaljet e para në stilin greko-romak. Gjithçka është duke ndodhur në sallën olimpike “Feti Borova” dhe po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Ashtu si dhe në stilin e lirë, apo në mundjen për vajza, edhe në stilin greko-romak dallohen mundësitë nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes.

Ata kanë marrë dy të arta. Kështu fillimisht në peshën deri në 55 kilogram, teksa Amirov mundi me superioritet pikësh, 8-0, gjeorgjianin Karumidze. Dhe medalja e dytë e artë ka ardhur në peshën 77 kilogram, ndërsa Baidusov ka fituar po me superioritet pikësh, 8-0, gjermanin Belshajt. Ndërkohë një medalje e artë ishte për Moldavinë.

Eriomenko në peshën deri në 63 kilogram ka fituar 3-1 ndaj azerbajxhanasit Babashov. Po kështu një medalje e artë ka shkuar dhe për Turqinë, kur Berber, kjo në peshën deri në 87 kilogram, mundi me tuç francezin Karshaidze.

Dhe medalja e artë e fundit erdhi në peshën 130 kilogram, teksa Vishnivetski mundi me superioritet pikësh, 8-0, Alishuev. Kampionati Europian i mundjes për moshën deri në 23 vjeç përfundon të premten.

Next Post

Mota, takim urgjent me ekipin/ Rrezikon të shkarkohet, ja situata te Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.