Pas Manchester City që eliminoi Liverpool-in, Chelsea është gjysmëfinalisti i dytë i FA Cup për këtë sezon. “Blutë” kanë fituar 7-0 në “Stamford Bridge” ndaj surprizës së këtij sezoni, Port Vale, ekip që aktualisht renditet në vendin e fundit në League One dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në League Two, pra Kategoria e Katërt.
Chelsea zhbllkoi shifrat që në minutën e 2-të, me Jorrel Hato. Holandezi shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe një rrëmuje të krijuar në zonë, por me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë. Joao Pedro dyfishoi shifrat në minutën e 25-të, pas asistit të Pedro Neto.
Në fund të pjesës së parë, në një dyfluftim me Cole Palmer, ishte Lawrence-Gabriel që dërgoi topin në portën e tij. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për “Blutë”, të cilët shënojën edhe 4 gola të tjerë në 45 minutat e dyta.
Tosin Adarabioyo shënoi me kokë ne minutën e 56-të, pas krosimit të Malo Gusto. Dy brazilianët e rinj, Andrey Santos dhe Estevao, gjetën po ashtu rrjetën. Në mintuat shtesë, Alejandro Garnacho shënoi nga penalltia dhe vulosi fitoren 7-0 për londinezët.
Enzo Fernandez e ndoqi takimin nga tribuna, pasi argjentinasi është i epzulluar me dy ndeshje nga drejtuesit e klubit për shkak të deklaratave të bëra gjatë javës, ku shprehu publikisht dëshirën për të jetuar në një qytet si Madridi, duke nënkuptuar transferimin te Real Madrid.