Përveç fitores, së “Bluve” të Chelsea edhe tre skuadra të tjera të mëdha kanë siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale, të kompeticionit më vjetër futbollistik në botë, FA Cup, me “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, “Ujqërit” e Wolverhampton dhe “Të Kuqtë” e Liverpool, që fituan ndeshjet përkatësi.
“Djajtë” e Ten Hag fituan me falë golit të Casemiro, me brazilianin, që tundin rrjetën e Nottingham Forest, në minutën e 89’-të, të sfidës. “Ujqërit” mundën “Pulëbardhat” falë golit të Mario Lemina, ndëra “Të Kuqtë” e Liverpool fituan falë golave të Koumas dhe dopietës së talentit 18-vjeçar, Jayden Danns.
Sa i përket sfidave të raundit të radhës, “Të Kuqtë” e Liverpool do të përballen me “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, në një klasike të vërtete angleze, ndërsa skuadra e Wolverhampton do të përballet me Coventry. /i.m /abcnews.al