Në prag të miqësores kundër Francës, të enjten në Boston, Fabinho dha një mendim që pritet të kjrijojë debate. Për të, Karim Benzema është sulmuesi më i mirë francez ende aktiv. Mesfushori i Al-Ittihad, i rikthyer në kombëtare pas tri vitesh mungesë, tregoi se ishte surprizuar nga thirrja e Carlo Ancelottit. Ai tani është pjesë e grupit të Seleção-s, që synon të jetë gati për Botërorin.
Ndërkohë, Benzema, aktualisht tek Al-Hilal, nuk është pjesë e kombëtares franceze që nga viti 2022 dhe nuk hyn në planet e trajnerit Didier Deschamps. Fabinho nuk e pranon këtë: “Sigurisht që e ka ende nivelin. Për mua është ende 9-shi më i mirë francez. Nuk e di nëse është një ‘9’ tipik, por Karim është i jashtëzakonshëm, bën diferencën. Mund të shënojë, mund të krijojë lojë…”
Fabinho vuri në dukje edhe atë që pa nga afër në Arabinë Saudite: “Në stërvitje shihja cilësinë e tij para portës. Është mbresëlënës…, për të nuk ndryshon asgjë. Vrapon, punon dhe është gjithmonë vendimtar”. Për Brazilin dhe Neymarin: “Për mua ai është ende braziliani më i talentuar. Mund ta vendosë një ndeshje në çdo moment. Nëse është në formë fizike, është më i miri”.