• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fabio Grosso prezantohet te Lyon: Le ta çojmë klubin aty ku e meriton

18/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fabio Grosso, ish-lojtari i kombëtares italiane i cili fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006, goditësi i fundit i asaj penalltie, ka folur në prezantimin e tij si trajneri zyrtar i Lyon.

“Nuk më intereson fare nëse isha zgjedhja e parë, e dytë apo e tretë. Më e rëndësishmja ishte se Lyon ishte zgjedhja ime e parë. Në Marseille diskutuam dhe më pas drejtuesit bënë  zgjedhje të tjera. Unë u thashë “paçi fat”, por në fakt isha duke pritur, besoja se do më telefonin, më pëlqen të rrezikoj. Unë shoh një të ardhme të pabesueshme në këtë klub.

Kam gjetur një atmosferë të jashtëzakonshme këtu. Ky qytet më la me kujtime të pabesueshme gjatë qëndrimit tim. Kam pasur mundësinë të kthehem këtu dhe është me të vërtetë diçka e rëndësishme për mua të jem trajneri i këtij klubi. Dje pata rastin të shoh shpirtin e madh që ekziston në këtë stadium dhe në këtë klub. Kompania po rritet, duhet të vendosim gjithçka në fushë, të japim gjithçka për këtë klub. Ne duhet ta rikthejmë klubin atje ku e meriton të jetë dhe jo në pozicionin aktual të tabelës”, është shprehur ish-kampioni i botës me Italinë./h.ll/abcnews.al

Next Post

​Guardiola: Dua sërish trofeun e Championsit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.