“La Fabrica”, siç njihet ndryshe edhe akademia e futbollit e Realit të Madridit, është një fabrikë talentesh dhe jo vetëm.
Sepse ajo është kthyer edhe në një fabrikë që prodhon miliona euro të ardhura për klubin e bardhë.
Është bërë zakon që çdo verë Akademia e Realit të sjellë fitime të mëdha në arkën e bardhë.
Siç tregojnë shifrat më të fundit, gjatë dy dekadave të fundit, Reali i Madridit ka fituar 445 milionë euro nga shitja e lojtarëve të trajnuar në klub.
PANORAMASPORT.AL