• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fabrizio Romano jep informacione të reja rreth interesimit të Real Madridit për Saliban

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas raportimeve të fundit, Real Maridi e ka bërë yllin e Arsenalit, William Saliba objektivin e tyre kryesor për verën e ardhshme.

Me Antonio Rudiger dhe David Alaba që po futen në vitin e tyre të fundit të kontratës dhe me këtë të fundit që ka mbetur jashtë fushave shkaku i një lëndimi të rëndë, drejtuesit e klubit po monitorojnë tregun për ta përforcuar mbrojtjen.

Për më shumë, qendërmbrojtësi i akademisë Joan Martinez, është po ashtu jashtë fushave për një lëndim të ngjashëm si të austriakut.

Në mesin e lojtarëve që po vëzhgohen, Saliba ka dalë si kandidati kryesor për madrilenët me raportimet që bëjnë me dije se gjiganti spanjoll tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e francezit.

Përkundër thashethemeve në rritje për një transferim të mundshëm, Fabrizio Romano ka qartësuar se nuk ka pasur kontakt direkt mes Real Madridit dhe përfaqësuesve të Salibas.

“Një storie e cila po rritet për momentin është William Saliba dhe largimi i mundshëm nga Arsenali. Gjatë javëve të fundit kemi dëgjuar disa herë për Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin, por unë sinqerisht mund të them se nuk kam ndonjë konfirmim për këtë, përfshirë raportimin se Real Madridi ka kontaktuar përfaqësuesit e Salibas”, ka thënë Romano.

“Nuk jam në dijeni për diçka konkrete në këtë fazë, gjithçka që di është se Saliba është tërësisht i fokusuar tek Arsenali, ndërsa Arsenali natyrisht e konsideron Saliban si pjesë kyçe të projektit, asgjë më shumë”.

“Real Madridi po eksploron tregun e qendërmbrojtësve që prej rastit të Leny Yoro verën e kaluar, por për momentin kjo është e tëra me lajmet për Saliban dhe mund t’u garantoj 100 për qind se ai është i fokusuar tek Arsenali tani”, përfundoi ai.

Next Post

Selektori i Kosovës: Do të jetë ndeshje e vështirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.