• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fabrizio Romano lëshon bombën, Milan me trajner të ri

30/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajm bombastik, Milan pritet të bëhet me trajner të ri.

Disa media të ndryshme në Itali kanë raportuar sonte që në rast se Milani vendos ta shkarkojë Paulo Fonsecan, atëherë Sergio Conceicao do të jetë kandidati kryesor për ta pasuar atë në stol. Këto thashetheme u shpërndanë me shpejtësi të madhe në Itali para ndeshjes me Romën në Serie A.

Sky Sport Italia, Sport Mediaset, Gazzetta dello Sport dhe Sportitalia kanë të njëjtin mesazh – pozita e Fonsecas është bërë shumë e dobët dhe ai mund të shkarkohet nëse nuk ka përmirësim rezultatesh.

Sipas një raportimi nga Sportitalia, kjo ka ndodhur për shkak të një takimi tejet të tensionuar mes trajnerit Fonseca dhe Zlatan Ibrahimovic më herët gjatë ditës. Është një shenjë e tensionit përreth klubit në përgjithësi, ku gjatë ndeshjes me Romën pati fishkëllima në drejtim të pronarit Gerry Cardinale për të cilin tifozët po kërkojnë të jap dorëheqjen.

Sa i përket Conceicao, 50-vjeçari e njeh kampionatin e Serie A pasi në të kaluarën si lojtar kishte luajtur për Lazion, Parman dhe Interin nga 1998 deri 2004. Karriera e tij si trajner e ka parë atë duke drejtuar klube si Braga, Vitoria Guimaraes, Nantes dhe Porto. Coinceicao ka refuzuar disa oferta deri tani duke pritur thirrjen kuqezi.

Next Post

Shtohet konkurrenca për Ismajlin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.