Wednesday, 16. September 2026
Futboll

“Facilitismo”; Mourinho zbulon problemin kryesor të Real Madridit të tij në këtë fillimsezoni

GS 16/09/2026 2 Min. Lesezeit

José Mourinho, trajneri i Real Madridit, përdori një fjalë joekzistuese për të përshkruar problemin kryesor të skuadrës në ndeshjet e fundit: “Facilitismo”. Një lloj rehatie apo lehtësimi i tepruar kur gjithçka duket e lehtë.

Pas fitores 3-2 ndaj Elche në shtesë, pasi madrilenët kishin kryesuar 2-0, Mourinho iu referua edhe fitoreve të vuajtura ndaj Rayo Vallecano (4-1) dhe Interit (2-1), kur skuadra e tij i kishte ndeshjet nën kontroll.

“Duket sikur kalojmë nga lehtësia, sepse ishte e lehtë, te moskontrolli. Hyjmë në një dinamikë ‘OK’. Nuk kemi shënuar, nuk e kemi mbyllur 3-0 apo 4-0…, por ndeshja ka përfunduar”, – tha ai.

Më pas, Mourinho i vuri një emër problemit: “Më duket pak si, nuk e di nëse është fjala e duhur…, por pak ‘facilitismo’. Është kur gjithçka duket e lehtë dhe ti i lë gjërat të ecin. Problemi më duket i qartë. Ka ndeshje që duken të përfunduara, por nuk kanë përfunduar. Shpjegimi i vetëm që gjej është se janë ndeshje të lehta, por nuk i vret…”

Megjithatë, Mourinho vlerësoi reagimin e të tijve: “E mira është se përballë vështirësisë dhe presionit të humbjes së pikëve, skuadra reagon dhe fiton”.

Teilen: