• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fagioli tregon betejën me varësinë ndaj basteve

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër faqet e “Gazzetta dello Sport” spikat sot një intervistë e gjatë dhe interesante me Nicolò Fagioli, i cili u rikthye në fushë javët e fundit, pas skualifikimit për çështjen e basteve.

Mesfushori i Juventusit flet për luftën e tij personale kundër varësisë ndaj bixhozit (lojërave të fatit), duke konfirmuar edhe ndihmën që ka marrë nga klubi e shokët e skuadrës:

“A më kanë ndihmuar shokët e mi? Po, para së gjithash klubi. Me rinovimin e kontratës, Juventusi tregoi besim të madh tek unë. Pastaj kam pasur mbështetjen e trajnerit Allegri dhe shokëve të skuadrës si Locatelli, Gatti, Chiesa, Bremer, Vlahoviq.

Në pjesën tjetër, me ndihmën e psikologut, luftova kundër tundimit për t’u marrë me baste.

Gjatë kësaj kohe kam aplikuar tenis dhe padel si sporte, kam zhvilluar takime me shkollat për varësinë ndaj bixhozit. Për vite me radhë e mbajta këtë virus të fshehtë, vetëm për veten time, tani mund të flas për të publikisht”.

Por kur mund të thuhet se mposhtet një varësi si kjo? Futbollisti i ri italian përgjigjet: “Nuk e di, ndoshta kurrë. E di që nuk jam ndalur dhe nuk do të ndalem së luftuari.

Do të isha gënjeshtar po të thosha se nuk rishfaqet, se nuk e ndiej joshjen. Vesi të shfaqet herë pas here, por tani e mbizotëroj, duke menduar se sa keq ndihem. Tani nuk ka më ‘do ta provoj vetëm një herë’, sepse e di që pastaj nuk të lë të heqësh dorë”.

Next Post

​Foda zbulon sot listën e të ftuarve për ndeshjet e qershorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.