• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fagu e sheh Tiranën në “Final 4”: Gjithçka për gjithçka në tri ndeshjet e fundit

28/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erbim Fagu, përtej humbjes në derbi, që gjithsesi “djeg”, sheh edhe anë pozitive te loja e Tiranës së tij. Trajneri i bardhebluve ka besim të plotë për praninë e Tiranës në “Final 4”.

“Më vjen keq për humbjen sot, mendoj që kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Shpresoj shumë që në këto 3 ndeshje që kanë mbetur të dhurojmë këtë paraqitje për të arritur objektivin që kemi.”

Presioni në derbi: “Presioni në ndeshjet derbi është i pranishëm, u munduam ta menaxhonim këtë pjesë, mbas kartonit të kuq, na u prishën shumë ekuilibrat dhe ishim të pafat. Patëm lodhje fizike për shkak edhe të ndeshjes së Kupës, në momentet e golave, duhet të ishim më të përqendruar, më në bllok, për fat të keq pësuam gol.

Ndikimi i kartonëve të verdhë: “Kishim një plan B, por u kushtëzuam shumë nga kartonët e verdhë që morëm dhe ndryshuam disa herë zëvendësimet që kishim për të bërë. Në çdo faull që ne shkaktonim merrnim karton të verdhë. Kjo na kushtëzoi në zëvendësimet, u munduam të hiqnim lojtarët me të verdhë, për të mos e pësuar. Lodhja fizike e ditës së mërkurë na kushtëzoi shumë.”

Objektivi “Final 4”: “Duhet të fitojmë 3 ndeshjet që na kanë mbetur, nuk ka rrugë tjetër. Unë kam shumë besim, në ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar raste, kemi qenë në stabilitet. Në 3 ndeshjet e fundit do të japim gjithçka për gjithçka, nuk kemi çfarë të humbim”.

Next Post

Verdiktet e Serisë A/ Milani matematikisht në Champions, Bolonja siguron një “biletë” në kompeticionet Europiane pas… 22 vitesh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.