Thursday, 16. April 2026
Futboll

“Fajtor” për eliminimin nga Bayern, Real Madrid nxjerr në shitje lojtarin me perfomancën më të dobët në “Allianz Arena”

GS 16/04/2026 2 Min. Lesezeit

Eduardo Camavinga ka luajtur një rol dytësor këtë sezon te Real Madrid. Perfomanca e mbrëmshme e francezit ndaj Bayern Munich dhe mbi të gjitha kartoni i kuq, duket se kanë vulosur njëherë e mirë largimin e tij në fund të këtij sezoni.

Camavinga u fut si zëvendësues në minutën e 62-të në vend të Brahim Diaz, por brenda pak minutash u ndëshkua dy herë me karton të verdhë, duke lënë Realin me 10 lojtarë, gjë që ndikoi te përmbysja e rezultatit 4-3 në favor të Bayern.

Drejtuesit e “Los Blancos” janë të bindur se cikli i mesfushorit francez ka arritur në një pikë pa kthim pas disa sezonesh me ulje-ngritje të vazhdueshme. Real Madridi kishte shpresuar se ky do të ishte sezoni i përparimit të tij përfundimtar, por lojtari ka treguar një performancë të dobët dhe nuk ka arritur dot të bëjë diferencën në fushë kur është i dhënë besimi nga ana e stafit drejtues.

Mediet pranë klubit madrilen bëjnë me dije se Camavinga do të largohet në fund të këtij sezoni. Real Madrid e vlerëson 50 milionë euro. Destinacioni i ardhshëm i Camavinga pritet t jetë Premier League, ku ka interes konkret nga ekipe si Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.

Teilen: