Manuel Nojer ishte lojtari i cili në të mirë apo të keq, vendosi kualifikimin e Real Madridnë finalen e Ligës së Kampioneve. Gjatë ndeshjes që Bajerni humbi 2-1 në “Santiago Bernabeu”, portieri ishteheroik për pjesën më të madhe të sfidës me pritje vendimtare.
Por në minutën e 88- të, ai nuk arriti të kontrollonte një gjuajtje të Vinicius dhe Hoselu shënoi golin e barazimit që nisi përmbysjen e spanjollëve. Vetë Nojer shpjegoi çfarë ndodhi dhe pse bëri atë gabim të papritur pas njëndeshjeje të mrekullueshme. Kapiteni – “Dua ta them mesinqeritet se nuk e mendovaqë topi të vinte ndryshe. Më saktësisht, më shumë drejt gjoksit. Për fat të keq, shkoi pak më lart. Nuk e prisja qëtë kishte një gungë të lehtënë fushë dhe që topi të ngjitej lart. Pastaj ishte e vështirë për mua që ta mbërtheja.
Hoselu ishte aty më i shpejtë sesa tëtjerët dhe ishte e vështirë për ta ndalur. Por unë jam më i mërzitur për hedhjen që bërame dorë, të cilën nuk shtyvanjë apo dy metra më larg se Modriç, i cili na solli pasoja nëvijimin e aksion te vendësit. Gjithsesi, ky është futbolli dhene duhem ta pranojmë humbjen. Mund të shkonte edhendryshe, por fjalët nuk pinëujë”, përfundoi Manuel Nojer. Përpara këtij takimi kapiteni i bavarezëve tha se ekipi i parë, i cili do të shënojë, kualifikohet, por parashikimi i portierit 38-vjeçar nuk rezultoi i saktë, pasi Reali përmbysi golin eDejvis në minutën e 68′.
PANORAMASPORT.AL