Saturday, 18. July 2026
Sport

Fakt interesant para finales me Borussia Dortmund dhe Real Madrid, rezultati i njëjtë në katër të fundit

GS 31/05/2024 1 Min. Lesezeit

Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ky takim do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, transmeton GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që kërkojnë trofeun e madh evropian.

Katër finalet e fundit të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar me rezultatin 1-0. Herën e fundit që një finale e UCL-së kishte tre ose më shumë gola ishte në vitin 2018, kur goli Gareth Bale i dha Real Madridit një fitore 3-1 ndaj Liverpoolit.

Do të jetë interesant të shihet se cili do të jetë rezultati i ndeshjes së nesërme dhe se a do të ndryshohe i famshmi prej 1 me 0 i katër finaleve të fundit.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: