• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, January 18, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Falë jush fituam një ndeshje, ejani përsëri”, tifozët e Albacetes tallen me Real Madridin

14/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi pësoi një tronditje duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit, pas disfatës me rezultat 2-1 në udhëtim te Albacete.

‘Los Blancos’ erdhën në këtë sfidë pas humbjes së pësuar me rezultat 3-2 në finale të Superkupës së Spanjës nga Barcelona dhe me një trajner të ri në stol.

Menjëherë pas përfundimit të finales, klubi madrilen mori vendimin për të ndarë rrugët me trajnerin Xabi Alonso, duke e zëvendësuar atë menjëherë me Alvaro Arbeloan.

Sidoqoftë, ky ndryshim nuk duket se ka sjellë ndonjë risi te gjiganti spanjoll pasi ata u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga një skuadër që renditet e 17-ta në La Liga 2.
Para kësaj ndeshje Albacete kishe tri ndeshje radhazi pa fitore dhe ky fakt ka bërë që tifozët e klubit të tallen me Real Madridin.

“Faleminderit që erdhët, ne me në fund fituam një ndeshje. Ju lutem ejani sërish javën tjetër”, po këndonin në kor tifozët e Albacetes pas përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj disfate, Real Madridi tashmë do të përqendrojë forcat në La Liga, aty ku xhiron e ardhshme do të jetë nikoqire e Levantes në ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi

Next Post

​Debutoi me humbje turpëruese me Realin, flet Arbeloa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.