Medalja e argjendtë e fituar nga ukrainasi me shikim të kufizuar Maksym Murashkovskyi në Tesero në garën e skive mund të hyjë në histori si medalja e parë e fituar falë inteligjencës artificiale. 25-vjeçari ia atribuoi suksesin e tij, të paktën pjesërisht, mbështetjes që mori nga trajneri i tij virtual. “Gjatë gjashtë muajve të fundit, kam qenë duke u stërvitur me ChatGpt”, tha 25-vjeçari pasi përfundoi në podium në garën individuale të meshkujve.
Programi jo vetëm që do ta ndihmonte me çështjet taktike, por gjithashtu do të hartonte “rreth gjysmën e planit të stërvitjes” dhe do ta motivonte kur të ishte e nevojshme. “Prandaj ishte një pjesë e madhe e përgatitjes sime”, shpjegoi Murashkovskyi. “E përdora si psikolog, trajner dhe ndonjëherë edhe si mjek”, shtoi atleti ukrainas, i cili, megjithatë, nuk beson, të paktën për momentin, në zëvendësimin e plotë të trajnerëve njerëzorë, “por sigurisht që do të ndodhë pjesërisht”, shtoi ai.