Saturday, 25. April 2026
Sport

“Faleminderit për atë që më mësove në fushë”, Lokatelli përshëndet Bonuçin: Meritove trofetë më të medhenj

GS 30/05/2024 1 Min. Lesezeit

Leonardo Bonuçi tashmë e ka zyrtarizuar që do të var këpucët në gozhdë, dhe të shumtë ishin edhe kolegët që kishin dëshirë ta uronin atë.

manuel-locatelli-leonardo-bonucci

Mes shumë lojtarëve që kanë dashur të përshëndesin publikisht Leonardo Bonuçin në ditën e lamtumires së tij me futbollin, është edhe Manuel Locatelli , ish-shoku i skuadrës së mbrojtësit si te Juventusi ashtu edhe në kombëtaren italiane. Kjo është ajo se çfarë tha Locatelli me një story në “Instagram” :

“Leone, vëllai im. Faleminderit për këto vite që jetuam së bashku dhe faleminderit për atë që më mësove në fushë dhe jashtë saj. Ke bërë historinë e futbollit italian dhe meritove trofetë më të mëdhenj. Të dua ty dhe ti e di tashmë se çfarë mendoj për ty. Shijo momentin me familjen tënde dhe paç fat në vazhdim.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: