• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Falimenton Bordeaux, ish-klubi i Zidane

29/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është një zhgënjim i vërtetë për këtë klub legjendar. Prej disa kohësh tashmë janë në një situatë të vështirë dhe tashmë francezët e FC Girondins de Bordeaux kanë pranuar rënien në kategorinë Kombëtare 1, që korrespondon me nivelin e tretë në futbollin francez.

Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit (DNCG) njoftoi uljen në kategori për shkak të mosrespektimit të “fair play”-it financiar në fillim të muajit, por klubi premtoi të apelonte.

Mirëpo premtimet nuk u mbajtën kurrë dhe këtë të martë, drejtuesit e klubit vendosën të tërhiqnin ankesën dhe kështu pranuan sanksionin e vendosur nga gjykata e shkallës së parë.

Tani, klubi duhet ende të paraqitet para (DNCG) për të paraqitur një buxhet dhe për të garantuar një vend në divizionin e tretë, duke parë gjithashtu dështimin e mundësisë së shitjes te Fenway Sports Group.

“Edhe pse diskutimet kanë rifilluar ditët e fundit, të hënën më 22 korrik, përfaqësuesit e FSG-së i treguan Bordeaux dhe aksionerit të tij se nuk kishin ndërmend të vazhdonin procesin, pavarësisht garancive të dhëna nga disa palë të interesuara. Rrjedhimisht, në mungesë të ndonjë informacioni të ri, Bordeaux ka tërhequr ankesën e tij kundër vendimit të DNCG-së të datës 9 korrik 2024”,

Kështu, Bordeaux pranon sanksionin e rënies administrative në Kampionatin Kombëtar 1 për sezonin 2024-2025 dhe do të thirret sërish të paraqesë buxhetin e tij në DNCG. Periudha që pason duhet ta lejojë atë të kthehet më e fortë dhe në nivelin më të lartë. Klubi dhe aksioneri i tij sigurojnë tifozët dhe të gjithë palët e interesuara për vendosmërinë e tyre për të mbrojtur interesat e klubit”,- thuhet në deklaratën e klubit.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e kaluar, Bordeaux përfundoi në vendin e 12-të në Ligue 2 me 50 pikë.

Ata kanë qenë gjashtë herë kampionë të Francës, së fundmi në sezonin 2008-2009, teksa në këtë skuadër ka luajtur dhe legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane.

Image

Next Post

“Katalizatori” i Porto, “gjigantët” e Evropës pas “shkatërruesit” argjentinas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.