Turneu i Milanit në Shtetet e Bashkuara vijon pa probleme. Sot skuadra do të transferohet nga Los Anxhelesi në Las Vegas, të mërkurën në 05:00 ndeshja kundër Barcelonës dhe pasditen e së njëjtës ditë do të bëhet në Itali. Pas një jave në Los Anxheles, ditari i udhëtimit ofron pesë kuriozitete nga korriku amerikan i “djallit”.
LIRIDALJE – Të shtunën Pioli i dha skuadrës ditën e pushimit. Disa lojtarë shkuan në Santa Monika, të tjerë në Beverli Hills, dikush qëndroi në hotel për të pushuar. Zeroli dhe Çaka Traore postuan foto nga këndet e lojërave të “Venice Beach”, ku ndonjëherë luajnë edhe disa yje të NBA-së. Dhe duke folur për basketbollin, ditët e fundit disa lojtarë si Davide Kalabria janë goditur nga një mural kushtuar Kobi Brajantit, të cilin Los Anxhelesi nuk e ka harruar. Megjithatë, ishte e lehtë të shikoje “Walt Disney Concert Hall”, një nga ndërtesat moderne që simbolizon Kaliforninë, e që ndodhet përballë hotelit të ekipit.
GARA E PENALLTIVE – Milani e mbylli stërvitjen e së martës së kaluar me një sfidë nga pika e bardhë. Klasike i shumë skuadrave, nga ekipet e fëmijëve në Serinë A: kush shënon vazhdon të godasë, kush gabon eliminohet. Munguan disa specialistë si Zhiru dhe Teo, por rezultati nuk ishte ndër më të parashikueshmit. Leao gaboi menjëherë me një vrapim të shkurtër. I treti doli Tizhjani Reijnders, në finale De Ketelaere dhe i riu Bartesagi, të dy mëngjarashë. Ata nuk gabuan kurrë. Në një moment Pioli, për të rritur rrezikun e dështimit, i detyroi të godasin me këmbën e djathtë dhe Bartesagi u dorëzua me garën që e fitoi Sharl de Ketelare. Tri ditë më vonë, kundër Juves, si për shaka: Bartesagi, i cili kishte shënuar 7-8 penallti radhazi në stërvitje, humbi atë vendimtare.
FAMILJA PULISIÇ – Në Karson, jashtë stadiumit para Juve-Milan, u panë gjashtë persona të veshur me fanellën origjinale të kuqezinjve me emrin e Kristian Pulisiçit të stampuar dhe flisnin mes tyre duke buzëqeshur. Gjashtë fanella identike, të gjitha nga i njëjti lojtar, janë shumë të çuditshme edhe në Shtetet e Bashkuara, ku fantazisi është shumë i adhuruar. Për një shpjegim mjaftoi të pyesje dhe zbulohej fare lehtë se ishte familja e numrit 11 të “djallit”. Prindërit e tij kishin ardhur nga Florida për ta parë. Një udhëtim i vogël dhe xhaxhallarët dhe kushërinjtë iu bashkuan nga pjesë të tjera të Kalifornisë. Darkë familjare me top praktikisht.
FLOKËT- Milani për një berber është një vend spiritual: prerjet origjinale janë traditë. Në këtë turne, pamë Teon me flokët ngjyrë rozë, Zhiru e Salmaekers të platinuar dhe shumë gërsheta, sepse Okafor i shtoi të tijat Rafa Leaos. Një berber ndaloi pranë hotelit dhe rregulloi flokët e disa lojtarëve. Një shembull? Tizhani Reijnders.
BRENDA DHE JASHTË – Pioli bëri pothuajse të gjitha zëvendësimet e mundshme kundër Realit dhe Juventusit, por pati një aktivitet të madh edhe në hotel. Administratorit Xhorxho Furlani mbërriti me ekipin dhe u largua vetëm. Menaxheri i ekipit Andrea Romeos i ka dhënë fund marrëdhënies me Milanin dhe në vend të tij është emëruar Xhuezepe Koviello, të paktën tani për tani. Pastaj, Mateo Gabia arriti marrëveshje me Vijarrealin dhe i tha lamtumirën skuadrës, ndërsa Noah Okafor firmosi me Milanin dhe mbërriti në seancat e para stërvitore. Vetëm Samuel Çukvueze mbeti në “Milanello” edhe pasi transferimi i tij u zyrtarizua: Ai do t’i takojë shokët të enjten.
PANORAMASPORT.AL