Thursday, 9. April 2026
Sport

Fanella e Xherdan Shaqirit prej më të shiturave në SHBA, ja ku renditet

GS 30/09/2023 1 Min. Lesezeit

Fanella e Xherdan Shaqirit prej më të shiturave në SHBA.

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Xherdan Shaqiri luan në ligën amerikane “MLS”, me ekipin e Chicago Fire.

Ai është shfaqur në listën e fanellave më të shitura të kompanisë së veshmbathjeve “Adidas”, në shitjet që i ka bërë “MLSstore”. 

Fanella e Xherdanit është në vendin e 25-të si më e shitura, ndërsa vendi i parë shkon për Lionel Mesin e Inter Majamit, si më e shitura e 2023-it.

Teilen: