A e dini se në Gjermani kushdo që nuk e kalon rrugën drejt në një vendkalim për këmbësorë rrezikon një gjobë prej 10 euro? Ky është vetëm një nga shumë sanksionet e vendosura nga autoritetet gjermane, të njëjtat që do të ruhen edhe në kuadër të “Euro2024”.
Për shembull, në qytetet e Mynihut apo Hamburgut nuk do të jetë e mundur të konsumohet alkool në vende publike: rreziku është një gjobë prej 50 euro.
Por surprizat (ose më mirë, sanksionet) nuk mbarojnë këtu. Ka një gjobë që lidhet me fanellat false.
Nëse keni fanella jo origjinale, lërini në raft dhe mos i merrni në Gjermani ose më mirë mos i vishni në rrugë. Ligji për markat tregtare është shumë i rreptë: shkelja e tij sjell gjoba të larta financiare, të barabarta me 5000 euro.
Autoritetet gjermane janë shumë të vëmendshme ndaj këtij lloji të kontrollit, veçanërisht në lidhje me artikujt e falsifikuar. Megjithatë, me sy të lirë, është ende e vështirë të vërehet dallimi.
Kjo është arsyeja pse, më shumë gjasa, do të kryhen kontrolle të rastësishme midis fansave dhe platforma “Temu” është më e rrezikuara. Kjo kompanit e madhe kineze, në fakt, jo vetëm shet fanella të falsifikuara, por, mbi të gjitha, krijon dizajne të stiluara nga e para. Prandaj, objektivi i autoriteteve gjermane është të bllokojnë – sa më shumë të jetë e mundur – këtë treg të paligjshëm.