Tuesday, 5. May 2026
Sport

Fanol Shala vendos emrin e Kosovës në majat e sportit të aeronautikut

GS 19/08/2025 1 Min. Lesezeit

Pilot i shquar, kampioni, instruktori  Fanol Shala ka marrë Diplomën e Rekordit Botëror dhe Europian, duke vendosur emrin e Kosovës në majat e sportit aeronautik ndërkombëtar.

Ky sukses sipas Federatës  Aeronautike të Kosovës  ka peshë më të barasvlefshme se çdo medalje olimpike që kanë fituar sportistët tanë deri më sot, duke treguar se talenti, përkushtimi dhe guximi nuk njohin kufij.

“Ky sukses historik nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e institucioneve tona të dashura dhe përkrahja e familjes: Ministria e Sportit e Kosovës – për mbështetjen e palodhur. Komuna e Obiliqit – për besimin dhe motivimin e vazhdueshëm🏅 Komiteti Olimpik i Kosovës – për inkurajimin dhe nxitjen e sportistëve tanë drejt sukseseve ndërkombëtare. Fanol Shala është jo vetëm kampion, por simbol i përkushtimit, talentit dhe guximit shqiptar”, thuhet nga federata.

Teilen: