Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit.
Distria arriti të fitojë në ‘finalen’ e repesazhit ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë, transmeton GazetaBlic Sport.
Xhudistja kosovare triumfoi me IPPON, duke rrëmbyer medaljen e tretë më të rëndësishme.
/GazetaBlic Sport/