Thursday, 19. March 2026
Sport

Fantastike, Drita rikthehet në Kosovë me një rezultat pozitiv ndaj Plzen

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra kosovare Drita ka barazuar pa gola 0 me 0 ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.

Skuadra vendase e dominoi tërë ndeshjen dhe kishte shumë raste të mira për shënim, por portieri i klubit kosovar, Smakiçi ishte krejt tjetër nivel sonte, shkruan Lajmi.net

Edhe skuadra e Dritës pati disa raste të mira shënimi, sidomos ajo e Dabiqaj në minutën e 86’të, por lojtari shqiptar gaboi nga afërsia e golit.

Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Lajmi.net/

  


Teilen: