Suksesi i gjyqtarëve kosovarë në botë s’ka të ndalur.
Ata sot janë në detyrë, duke referuar ndeshjen kualifikuese për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ në mes Finlandës dhe San Marinos.
Bëhet fjalë për Genc Nuza, gjyqtarin kryesor, i ndihmuar nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Teksa gjyqtari i katër është Visar Kastarit.
Kujtojmë që kjo është hera e parë që gjyqtarët kosovarë udhëheqin ndeshje të rëndësisë së këtij niveli./Lajmi.net/