Thursday, 19. March 2026
Sport

​Faqja zyrtare e La Ligas me postim të veçantë për Muriqin

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi ishte figura kryesore e skuadrës së Majorkës sezonin e kaluar duke i ndihmuar ata që të pozicionohen në vendin e nëntë me 50 pikë.

Në këtë drejtim, reprezentuesi kosovar kontribuoi me 15 gola, shifër kjo që e futi atë në listën e top pesë golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll.

Kontributi i tij po vazhdon të vlerësohet nga Majorka që do t’ia besojë atij udhëheqjen e sulmit edhe në sezonin e ri.

 Derisa sot, faqja zyrtare e La Ligas ka ndarë videon me përmbledhjen e 15 golave të Muriqi.

Teilen: