• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fat dhe çudi e Francës në Euro 2024, dy autogola dhe një penallti e çojnë deri në çerekfinale

02/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Franca siguroi pjesëmarrjen në çerekfinalet e Euro 2024 duke mposhtur Belgjikën dhe vazhduar rrugëtimin drejt trofeut. “Gjelat” e Deshamp cilësohen nga shumëkush mes pretendentëve kryesorë, por edhe në ndeshjen e sotme, iu desh një “ndihmë” për të siguruar kalimin.

Ndonëse ka në radhët e tij sulmues me emër në arenën ndërkombëtare, Franca në këtë Europian nuk ka arritur ende të shprehë plotësisht potencialin e saj sulmues.

Kjo ka bërë që për të shkuar deri në çerekfinale, t’i nevojiten dy autogola dhe një penallti.

Ajo e nisi Europianin me fitoren 1-0 ndaj Austrisë falë autogolit të Wober.

Më pas barazoi pa gola me Holandën dhe mbylli fazën në grupe me barazimin 1-1 me Poloninë, ku ishte Mbape ai i cili gjeti rrjetën me penallti.

Sot, një autogol i Vertongen i dha suksesin ndaj Belgjikës, duke e çuar në çerekfinale thuajse pa kontributin e zakonshëm para portës të sulmuesve të saj.

Next Post

UEFA nis hetimi disiplinor ndaj Bellingham, “ylli” anglez rrezikon pezullimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.