• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fati i Kosovës ndaj Sllovenisë në duart e Amir Shaipit – portieri përballë njërës prej sfidave më të madhe të karrierës

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova është përballë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të viteve të fundit – një duel që mund të përcaktojë fatin e “Dardanëve” në garën për Kampionatin Botërorin 2026.

Ekipi do të jetë pa Arijanet Muricin, liderin e padiskutueshëm të portës, dhe mungesa e tij ndihet qartë. Tani përgjegjësia bie mbi shpatullat e Amir Shaipit edhe pse Franco Foda ka ftuar edhe Visar Bekajn dhe Faton Malokun.

Portieri i Luganos, 25 vjeç, ka tri paraqitje me Kosovën. Por ai i sjell fat Dardanëve, pasi ndaj Lituanisë, Armenisë dhe Islandës, kur Shaipi ishte në portë, Kosova i ka fituar të tria.

Këtë sezon ka luajtur pak – pesë ndeshje në ligë dhe katër në garat evropiane. Megjithatë, forma e tij e fundit ka qenë e shkëlqyer dhe ka rikthyer besimin te tifozët.

Në duelin e fundit kundër kampionit të Zvicrës, Baselit, Shaipi shkëlqeu me paraqitje të jashtëzakonshme.

Ai u shpall Lojtari i Ndeshjes nga SofaScore (9.8), duke pritur shtatë gjuajtje – përfshirë tri brenda zonës – dhe madje duke ndalur edhe penalltinë e gjuajtur nga Xherdan Shaqiri. Një performancë që i tregoi të gjithëve se ai ka potencial për ndeshje të mëdha.

Kjo formë vjen pikërisht në momentin ideal. Kosova luan në Lubjanë për t’u përballur me Slloveninë në “Stozice Stadion”, në një ndeshje që mund të vendosë gjithçka për pozitën e dytë në grup, pozicion që siguron play-off-in drejt Botërorit 2026.

Ndeshja Slloveni – Kosovë zhvillohet më 15 nëntor, nga ora 20:45.

Amir Rrahmani, Amir Shaipi dhe Elvis Rexhbeçaj

Me Amir Shaipiin në portë dhe me motivimin e një ekipi që po lufton deri në fund, Kosova synon fitoren që do ta afronte edhe më shumë me ëndrrën e Botërorit.

Next Post

Gary Lineker ‘ngre në qiell’ Messin: Ka fituar gjithçka, bën gjëra të pabesueshme, më i miri i të gjitha kohërave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.