• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fati i kualifikimit të Italisë për “EURO 2024”, lidhet me sfidën ndaj Maqedonisë

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja 3-1 ndaj Anglisë në “Uembli”, komplikon shanset e Italisë për të shkuar në Europianin e vitit të ardhshëm. Edhe pse misioni është krejtësisht në duart apo thënë më mirë në këmbët e të kaltërve.

Me Anglinë tashmë të kualifikuar si kryesuese e grupit, për të kapur vendin e dytë që të çon në “Euro 2024”,  për Italinë do të jetë vendimtare përballja direkte e 20 nëntorit me Ukrainën, e cila do të luhet në Leverkuzen (Gjermani).

Kampionët në fuqi të Europës aktualisht janë në vendin e tretë, të shkëputur me 3 pikë nga ukrainasit. Por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Atë të 17 nëntorit në shtëpi me Maqedoninë e Veriut, një emër që shkakton kujtime të hidhura për italianët.

Sfida me Maqedoninë do të jetë e rëndësishme pasi do të vendosë se çfarë rezultati do t’i duhet më pas skuadrës së Spallettit në takimin direkt me Ukrainën. Në rast suksesi ndaj Maqedonisë, Italia arrin Ukrainën në klasifikim.

Dhe duke qenë se ndaj tyre e ka fituar ndeshjen e parë, në këtë rast në takimin e fundit do mjaftonte edhe një barazim.

Në rast se barazon apo humbet me Maqedoninë, atëherë Italisë do t’i duhet të fitojë me çdo kusht 3 ditë më pas në Gjermani.

Next Post

​Prishtina fiton Superkupën Kosovë-Diasporë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.