Sunday, 15. March 2026
Sport

Fati ka kërkuar largimin nga Barcelona

GS 30/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ansu Fati nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonën.

Është gazetari i afërt me klubin katalonas, Gerard Romero i cili raporton se talenti spanjoll ka kërkuar largimin nga “Camp Nou”.

Tottenham ka nisur bisedimet me klubin spanjoll për ta marrë Ansu Fatin në formë huazimi deri në fund të sezonit 2023/24.

Fati nuk pati paraqitjet e pritshme pas rikthimit nga lëndimi dhe nuk e ka të sigurt vendin e titullarit te skuadra e Xavi Hernandez.

Teilen: