Friday, 1. May 2026
Sport

Fati u buzëqesh shqiptarëve

GS 19/06/2024 1 Min. Lesezeit

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e dytë të Conference League dhe ekipet shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë.

Egnatia, Ballkani, Struga dhe Deçiç janë njohur me rivalët e tyre në këtë raund, nëse eleminohen në turin e parë të Champions League.

Ndërkohë edhe Tirana, Partizani, Vllaznia, Malisheva, Shkëndija, Llapi dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët në raundin e dytë të Conference league.

“Fati” u ka buzëqeshur ekipeve shqiptare, të cilat fatmirësisht eleminojnë në këtë raund ekipet “Big”. Por kjo nuk do të thotë që rivalët janë amatorë, gjtihsesi janë të kalueshëm.

Në dukej shorti i vështirë është për Tiranën dhe Llapin

Teilen: