• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fatih Terim tek Al-Shabab

26/12/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Fatih Terim kthehet në aksion pas një viti. Për herë të fundit ishte në pankinën e Panathinaikosit në sezonin 2023-2024. Trajneri turk, që në Itali ka drejtuar Fiorentinën dhe Milanin, do të jetë trajneri i ri Al-Shabab, klub në Arabinë Saudite. Tashmë që lajmi të marrë formë zyrtare pritet të konfirmohet dhe nga klubi i Arabisë Saudite, i cili i ka besuar pankinën ish-trajnerit të Turqisë.

Terim në karrierën e tij ka drejtuar dhe Gallatasarain, Gozteben dhe Ankaraguçun. Me Turqinë pat mbërritur në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian 2008. Me Gallatasarain ka fituar Kupën UEFA në sezonin 1999-2000.

Po kështu kampion i Turqisë në tetë sezone përkatësisht 1996-1997, 1997-1998, 1998-1999, 1999-2000, 2011-2012, 2012-2013, 2017-2018 dhe 2018-2019. Po kështu fitues i Kupës së Turqisë në tre sezone 1998-1999, 1999-2000, 2018-2019, si dhe pesë Superkupa të Turqisë. Karriera e tij e gjatë si trajner do ta ndihmojë Al-Shabab të rritet në pozicionet e larta të renditjes në Arabinë Saudite.

Next Post

LeBron James vendos rekord

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.