Në takimin e fundit të xhiros së nëntë të Ligue 1 franceze, dy skuadrat e fundit të renditjes luajtën kundër njëra-tjetrës dhe Clermont mposhti Lyonin me rezultat 2:1 si mysafir.
Deri këtë të dielë ishin të vetmet skuadra pa fitore dhe pas të dielës, Lyoni i respektuar mbetet e vetmi skuadër pa festë në Ligue 1, përcjell GazetaBlic Sport.
Clermont mori dy gola epërsi pas 45 minutave të para. Shënues ishte Cham në minutën e 10-të dhe Magnin në minutën e 35-të. Gjithë pjesën e dytë, Lyoni sulmoi, por vetëm sa arriti ta zvogëlojë avantazhin e mysafirëve. Në minutën e 52-të Ogier shënoi autogol, por Lyoni nuk arriti të merrte pikë deri në fund.
/GazetaBlic Sport