Monday, 13. April 2026
Sport

​Faton Maloku ftohet nga Kosova, Drita shtyn ndeshjen me Prishtinën

GS 05/11/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i futbollit Drita ka njoftuar se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja e shtyrjes lidhet me thirrjen e dy futbollistëve të Dritës në përfaqësueset e tyre kombëtare.

Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit.

Klubi gjilanas u ka uruar suksese të dy lojtarëve në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe ka bërë të ditur se data e re e zhvillimit të ndeshjes do të bëhet e ditur në ditët në vijim.

Teilen: